Aktualitet

23 të infektuar nga COVID-19, zgjerohet harta e qyteteve të prekura, MSH: 2 raste u infektuan nga e moshuara në Durrës, në

12 Mars 2020, 11:12 Nga DOSJA

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se ka shkuar në 23 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Janë 8 raste të reja të konfirmuara sipas MSH, nga të cilat, 3 në Tiranë, 2 në Durrës, ndërkohë që harta e qyteteve të prekura zgjerohet me 2 në Elbasan dhe 1 në Rrogozhinë. Situata më e rëndë është në kryeqytet, ku numri i të prekurve në total është 16. Ndërkohë që rasti i Rrogozhinës është një grua 45-vjeçare me histori udhëtimi me Italinë. MSH sqaron se 5 nga të prekurit janë në Spitalin Infektiv, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në shtëpi. Më tej, gjithashtu sqaron se 2 nga të prekurit janë infektuar nga 73-vjeçarja që ndërroi jetë dje në Durrës, ndërsa mjekët në testin e parë rezultuan të paprekur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja me COVID-19, në total 23 raste pozitive. Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.  Tiranë, 12 Mars- “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. 5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste, Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë), Lushnje – 1 rast, Elbasan – 2 raste, Rrogozhinë – 1 rast. Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi. Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 23 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, qarkullimi me makina janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll