Aktualitet

Covid-19 ‘paralizon’ vendin, 23 të prekur/ Ndalohet transporti urban, Rama: Nga e premtja pezullojmë edhe makinat private

12 Mars 2020, 07:49 Nga DOSJA
Covid-19 ‘paralizon’ vendin, 23 të prekur/ Ndalohet transporti

TIRANË– Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt të panikut nga koronavirusit. Deri tani nga Ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar 23 të prekur nga COVID-19, ku 1 prej pacientëve ka ndërruar jetë. Ndërkohë mësohet se po vijojnë analizat dhe për dhjetëra të dyshuar të tjerë, të cilët mund të kenë pasur kontakte me të prekurit.

Qeveria dhe autoritetet e tjera kanë marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ku Bashkia e Tiranës me një urdhër ka pezulluar transportit urban. Por ky urdhër i Erion Veliajt duket se nuk është respektuar nga administratorët e linjave të urbanëve, pasi në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al disa linja, si Tiranë-Kamëz, Tiranë-Vorë, Instituti, por dhe linja të tjera kanë vijuar punën normalisht.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot, se nga ora 06:00 e mëngjesit të të premtes do të ndalohet edhe lëvizja me makina private.Të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë janë ato shtetërore, autoambulancat dhe mjetet që transportojnë mallra, ku përfshihen edhe bizneset.

Gjatë natës, Policia dhe ushtria kanë vijuar me kontrollet në rrugë dhe janë izoluar gati 100 persona, të cilët kishin ardhur nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 16 pacientë, ndërkohë që harta e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqipeia ne diten e katert te covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqipeia ne diten e katert te covid-19

Sondazh

Poll