Aktualitet

Banka e Shqipërisë merr vendimin e MADH: Pagesat e kredive shtyhen me 3 muaj

12 Mars 2020, 10:18 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë merr vendimin e MADH: Pagesat e kredive shtyhen me

Tiranë- Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka marrë vendimin që të shtyjë për tre muaj shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Në këtë vendim të marrë nga Banka e Shqipërisë përfshihen të gjitha llojet e kredive, ato të biznesit dhe individëve, por ende nuk dihen detaje të reja nga ky vendim.

Një ditë më parë kryedemokrati, Lulzim Basha i bëri thirrje sistemit bankar të redukonte  këstet e kredive për rrethanat nga kriza. Menjëherë reagoi kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se çdo propozim nga opozita do të merret parasysh dhe do të diskutohet.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shtyhen pagesat e kredive koronavirusi ne shqiperi shtyhen pagesat e kredive

Sondazh

Poll