Aktualitet

‘Jam mbyllur në shtëpi, kam bërë dush’/ Pedagogu Erion Kristo flet nga ‘karantina’: ia kam ndaluar v

12 Mars 2020, 10:07 Nga DOSJA
‘Jam mbyllur në shtëpi, kam bërë dush’/ Pedagogu

TIRANË- Pedagogu Erion Kristo apelon që të gjithë shqiptarët që vetë-karantinohen. Përmes rrjeteve sociale, Kristo thotë se ka hyrë në karantinë që ditën e hënë, dhe se i ka ndaluar hyrjen në shtëpinë e tij edhe vjehrrit. Situata sipas tij është e rëndë, madje iu thotë shqiptarëve që të mos thonë as përshëndetjet mbyllëse në telefon, si “puç, puç”.

Postimi i plotë:

Unë jam mbyllur në shtëpi që të hënën. Kam dalë veç për blerje, natën dhe me kujdes maksimal. Kur kam ardhur në shtëpi kam bërë dush. Kam ndaluar çdokënd të vijë në shtëpi, madje dhe vjehrrin, gjë e padëgjuar kjo. Nuk është puna ta kuptosh vetë gravitetin e situatës. Duhet t’ua shpjegosh dhe njerëzve që vazhdojnë me zakonet e tyre. Duhet durim elefanti.

Sot as puç puç mos thoni nëpër telefona. Harrojeni puçjen. Jemi të gjithë mbartës potencialë. Nuk e di si do ndiheni kur ju t’ua ngjisni kovidin dhe njerëzve tuaj të afërt. Sot roli parësor është i psikologëve dhe sociologëve. Ata duhet të shpërndajnë këshilla online, pasi të jenë konsultuar. Ka shumë ankth. Qeveria pasi të marrë dhe masa me karakter ekonomik, duhet të mbyllet.

Ata ushtarët rrugëve që të pyesin ku ke qenë, për të të vënë gjobë 5000 euro, të hiqen urgjent. Drejtori i Policisë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë që dalin pa maska rrugëve janë gabim. Më pëlqeu fjalimi i parafundit i Kryeministrit. Sikur mi kishte lexuar mendimet. Duhen marrë masa për njerëzit që nuk marrin dot masa.

 

Shikoni punonjësit e fasonëve se po lënë nam pronarët. Falënderoj gjithë ata sipërmarrës humanë që pezulluan aktivitetet. Duhet që njerëzit të paguhen që të jetojnë. Është situatë ekstreme dhe e panjohur. Po kështu ka qenë gjithmonë me epidemitë. Me disa javë të mbyllur do ja dalim. Të kujdesemi për njerëzit që nuk kanë mundësi. Të vazhdojë rregulli i larjes së duarve, nëse nuk doni që t’iu lajë dikush tjetër. As me këmbë mos u përshëndetni, por ndoshta si komunistët me grusht, nga larg. Sot jemi në dorën e mjekëve, siç ishim në hyqmin e inxhinjerëve pas tërmetit.

T’ua lehtësojmë punën. Kujdes maksimal për fëmijët dhe për shkollimin e tyre. Tani kuptojeni saktë këngën: Nën portokalle, bien lulet e limonit. Mos i ndani nga vetja. Maskat bëjini dhe vetë, si në kohërat e vjetra. Mos neglizhoni asnjë përpjekje. Jemi ende në kohë. Ky dreq virusi është shumë i fortë. Po ne kemi mendjen, kemi njëri-tjetrin. Mos e lejoni veten të përdoreni nga një virus i pamend. Sqaroni të pasqaruarit.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo koronavirusi ne shqiperi erion kristo koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll