Aktualitet

Çifti shqiptar në Greqi i infektuar me koronavirus, udhëtuan në veri të Italisë për biznes

12 Mars 2020, 08:45 Nga DOSJA
Çifti shqiptar në Greqi i infektuar me koronavirus, udhëtuan

GREQI– Evidentohen të sëmurët shqiptarë me CoVid19. Bëhet fjalë për një çift biznemenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos urdhëruan dizifektimin dhe mbylljen e menjëhershme restorantin  shumë të frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër te ishullit Jonian dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja te virusit.

Në ishullin e Zakinthos janë evidentuar disa raste me Covid19,por për momentin nuk bëhet e ditur se kush është burimi i infektimit të banorëve. Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat në Covid19.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çifti shqiptar me koronavirus në greqi koronavirusi në greqi çifti shqiptar me koronavirus në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll