Aktualitet

“Bëhuni të mençur”, OBSH mesazh qytetarëve: Shmangini përhapjen e thashethemeve, ndiqni këshillat e mjekëve

12 Mars 2020, 08:49 Nga DOSJA
“Bëhuni të mençur”, OBSH mesazh qytetarëve:

TIRANË- Qendra e Organizatës së Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, ka bër ënjë njoftim për qytetarët dhe u kërkon që të ndjekin rregullat dhe të informohen për koronavirusin. Në një postim në Facebook, OBSH shkruan se duhet të shmangen thashethemet dhe të gjithë të dëgjojnë njoftimet e autoriteve, pasi ato janë të sakta.

Bëhuni të mençur dhe informohuni për #COVID19. Shmangni përhapjen e thashethemeve dhe ndiqni këshillat e sakta të shëndetit publik nga OBSh-ja dhe autoriteti juaj shëndetësor lokal”, shkruan OBSH.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi obsh ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi obsh ne shqiperi

Sondazh

Poll