Aktualitet

KPA shkarkon anëtarin e KLP, Arben Dollapaj, shtëpia në Valbonë ‘dogji’ në Vetting prokurorin

12 Mars 2020, 10:13 Nga DOSJA
KPA shkarkon anëtarin e KLP, Arben Dollapaj, shtëpia në

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Dollapaj. Dollapaj, me detyrë prokuror është shkarkuar nga KPA për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë së tij. Konkretisht, në seancën e disa javëve më parë, që u zhvillua më 4 shkurt në KPA,  Komisioneri Florian Ballhysa kërkoi hetimin e shtëpisë në Valbonë të prokurorit Dollapaj, përfshirë situatën faktike të banesës, vlerën e investimit të kryer prej prokurorit Dollapaj, verifikimin e lejes së ndërtimit dhe të mundësisë financiare të vëllait dhe të motrës së tij për investimin e kryer prej tyre. Ballhysa tha se bashkia e Tropojës njoftonte se nuk kishte leje ndërtimi të dhënë nga ish-Komuna Markgegaj. Ndërkohë që Ministria e Turizimit dhe Mjedisit kishte konfirmuar se shtëpia në Valbonë është e regjistruar si biznes ne emër të vëllait Sh.D. Komisioneri Ballhysa shtoi se ky fakt ishte konfirmuar edhe nga vetë prokurori Arben Dollapaj.

Njoftimi i plotë i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2018, datë 18.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.03.2020. (Vendim)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet arben dollapaj vendimi i kpa shkarkohet arben dollapaj vendimi i kpa

Sondazh

Poll