Aktualitet

“E di mirë sa vuan një pacient në reanimacion”/ Mjekja Myftiu thirrje shqiptarëve: Qëndroni në shtëpi, koronavirusi p

12 Mars 2020, 10:01 Nga DOSJA
“E di mirë sa vuan një pacient në reanimacion”/

Tiranë– Mjekja reanimatore Albana Myftiu i ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë shtëpitë e tyre, që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ajo shprehet se një pacient në reaminacion i prekur nga ky virus, lufton për jetën.

Reagimi: 

CORONAVIRUS
PERSE DUHET TE QENDRONI NE SHTEPI! JO per vdekshmerine qe paraqet (2-3%)
POR PER LEHTESINE E MADHE NE PERHAPJE!  ZGJIDH TI TANI: Te dalesh jashte sot e te infektohesh apo te infektosh te tjeret dhe te vuash si ne foton e pare, apo te qendrosh ne shtepi e te dalesh pas disa javesh e te luash perseri domino me shoket! Une jam reanimatore dhe e di mire sa vuan nje pacient ne reanimacion, ne luften midis jetes e vdekjes! #uneqendrojneshtepi

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana myftiu koronavirusi ne shqiperi albana myftiu koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll