Aktualitet

Covid-19/ Mbyllen klinikat dentare, Urdhëri i Stomatologut: Urgjenca do të kryhen vetëm me protokollin e OBSH

12 Mars 2020, 09:15 Nga DOSJA
Covid-19/ Mbyllen klinikat dentare, Urdhëri i Stomatologut: Urgjenca do

TIRANE- Pas mbylljes së bareve, restoranteve, autobuseve dhe shumë shërbimeve të tjera publike, edhe klinikat dentare pezullojnë shërbimet e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhëri i Stomatologut shqiptar që në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se urgjencat do të kryhen vetëm me protokoll.

Postimi i plotë i Urdhrit të Stomatologut Shqiptar:

Ju bëjmë thirrje te gjithe mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH..

 

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohen sherbimet dentare urdheri i stomatologut shqiptar pezullohen sherbimet dentare urdheri i stomatologut shqiptar

Sondazh

Poll