Aktualitet

Kapen me drogë dhe municonone luftarake/ Arrestohen dy durrsakët e dënuar për drogë (VD)

12 Mars 2020, 07:41 Nga DOSJA
Kapen me drogë dhe municonone luftarake/ Arrestohen dy durrsakët e

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, Sh. H, 34 vjeç dhe E. H, 22 vjeç, pasi në një magazinë në pronësi të tyre janë gjetur dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronike dhe 4 apararate celulare. Sipas policisë dy personat e arrestuar janë dënuar më parë për trafik droge.  Policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe personin me iniciale I.H.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër goditje e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni policor i koduar “Shkozeti” , ndjekur prej dy muajsh me metoda proaktive. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen një sasi dozash marijuanë, municion luftarak, peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, targa automjetesh dhe aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të një hetimi dymujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shkozeti”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. H., 34 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, banues në Durrës, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi I. H., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të shtetasve E. H. dhe SH. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronike, 2 palë targa, si dhe 4 aparate celular të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në durrës arrestohen dy persona në durrës

Sondazh

Poll