Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, nisin hetimet për kreun e Bashkisë Memaliaj

12 Mars 2020, 07:55 Nga DOSJA
Akuzohet për shpërdorim detyre, nisin hetimet për kreun e

TEPELENË- Kreu i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, tashmë është nën hetimet nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Sipas burimeve të Dosja.al, bëhet me dije se hetimi ndaj Gucit ka ardhur pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Po ashtu dhe akuza e Gjirokastrës bën me dije se hetimi po bëhet për punimet në një rrugë në fshatin Luftinjë.

Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Gjolek Guci, banues në Memaliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Memaliaj, sepse ka bërë kallzim shtetasi Luan Bino, banues në Tiranë, se ka kryer shpërdorim detyre duke hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës”, bën me dije Prokuroria.

Gjolek Guci u zgjodh në krye të Bashkisë së Memaliajt në zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe ai është një person më profil të ulet publik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjolek guci kreu i bashkise memaliaj nisin hetimet per kreun e bashkise memaliaj gjolek guci kreu i bashkise memaliaj nisin hetimet per kreun e bashkise memaliaj

Sondazh

Poll