Aktualitet

Masat për koronavirusin, Bashkia Durrës pezullon transportin publik për një afat të pacaktuar

12 Mars 2020, 07:21 Nga DOSJA
Masat për koronavirusin, Bashkia Durrës pezullon transportin publik

DURRËS- Bashkia Durrës ka marrë masa kundër koronavirusit, duke pezulluar përkohësisht transportin publik. Me anë të një vendimi të marrë mbrëmjen e djeshme se nga sot urbanët dhe të gjitha linjat që ligjin Durrësin me fshatarat nuk do jenë funksionale.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë: Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Durrësit); Shërbimi i transportit rrethqytetas, (linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna) dhe Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut).

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres masat për koronavirusin ne shqiperi pezullohet transporti publik bashkia durres masat për koronavirusin ne shqiperi pezullohet transporti publik

Sondazh

Poll