Aktualitet

Koronavirusi/ Ministria e Brendshme pezullon pritjen e qytetarëve: Për çdo ankesë apo problematikë drejtojuni postës elekt

12 Mars 2020, 07:54 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Ministria e Brendshme pezullon pritjen e qytetarëve: Për

Tiranë- Ministria e Brendshme ka njoftuar mëngjesin e sotëm se në kuadër të masave të marra për parlandalimin e COVID-19 ka pezulluar pritjen e qytetarëve deri në një moment të dytë. Ministria njofton se qytetarët për çdo problematikë apo ankesë duhet t’i drejtohen adresës elektornike.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll