Aktualitet

Vlorë/ Arta Marku me prokurorët: Kriminaliteti, i lartë, ngjarjet të pazbardhura. Dështimi është personal (VD)

19 Mars 2019, 12:01 Nga DOSJA
Vlorë/ Arta Marku me prokurorët: Kriminaliteti, i lartë, ngjarjet

VLORË- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ishte sot në Vlorë ku mori pjesë në analizën vjetore të kësaj prokurorie. Marku ka folur me tone të ashpra dhe ka qenë e prerë me prokurorërët. Kryeprokurorja është shprehur se kriminaliteti në Vlorë është më i lartë se në çdo rreth tjetër. Marku nuk ka harruar të lejë pa thumbuar mediat dhe analistët, që e quajnë prokurorinë të varur nga politika.

Çfarë mund të pranohet është ngarkesa juaj në punë, por duhet t’a dini se ngarkesa e tillë ka qenë për çdo prokuror në Shqipëri. Rrethet ndryshojnë nga njëri-tjetri, pasi niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorë, në krahasim me qarqet e tjera. Ngjarjet kanë qenë më të dhunshme se në rrethet e tjera, dhe në shumicën e rasteve janë të pazbardhura. Keqardhje pasi është vepruar me apati qoftë në veprimet e prokurorisë dhe qoftë në veprimet e policisë. Ju tashmë jeni të pavarur dhe shpejt do të vijë momenti që përgjegjësinë për dështimet do e keni personale. Është koha që disa pseudo analistë apo pseudo jurist të kuptojnë pavarësinë tuaj. Ajo çfarë kërkoj nga ju është që të punon me përkushtim dhe ndershmëri. Vazhdoni të punoni pa asnjë ndikim. Kërkoj të mos intimidoheni nga askush.

Në analizën vjetore të prokurorisë në Vlorë nuk janë lejuar pyetje nga mediat, dhe pas fjalës së Markut mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet analiza e prokurorise ne vlore arta marku kriminaliteti ne vlore analiza e prokurorise ne vlore arta marku kriminaliteti ne vlore

Sondazh

Poll