Aktualitet

Mit’hat Havari për vrasjen e Jurgen Kurtit: Në ferr shkoftë!

19 Mars 2019, 12:35 Nga DOSJA
Mit’hat Havari për vrasjen e Jurgen Kurtit: Në ferr

TIRANE- Ish- drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari e ka quajtur “vetëgjyqësi” vrasjen e Jurgen Kurtit.

I akuzuar për vrasjen e babait dhe të një qytetari nga Durrësi, sipas Havarit, Kurti duhet të ishte i dënuar, por drejtësia e korruptuar e la të lirë.

“Uroj ta kenë vrarë për atë nga Durrësi. Hallall!”, shkruan Havari, në një reagim që kërkon drejtësi dhe është totalisht i kundërtë me atë të disa figurave të showbiz-it. (Lexo këtu).

Reagimi i plotë:

Vrasja e një krimineli dje tregoi qartë në ç’gjendje të rëndë është drejtesia Shqiptare, përfshi polici, prokurori, gjykatë.
Monstra vrau të atin para vitesh, e kamufluan, dmth korruptuan sistemin dhe e mori dajua i tij atorësinë e vrasjes , si i thone dajua vret për nipin.
Kështu shkoi dajua në burg në vend të vrasësit dhe vazhdon brenda në burg. Me siguri tani që nipi u vra , ai do kerkojë të dalë nga burgu me pretekstin se nuk e vrau ai por nipi.
Po ky monstër, në 2017 masakroi deri në vdekje një fakir në Durrës , uluriti e mjera grua kërkoi drejtësi , por drejtesia kishte vdekur, monstra vazhdoi i lire.
Të gjithë heshtën në Durrës, nga policia prokuroria e në vazhdim.
Por kur nuk vepron shteti, vepron vetëgjyqësia. Unë uroj ta kenë vrarë për atë nga Durrësi. Hallall!
Ndoshta nuk është mirë që reagoj kështu, por e bëj nga urrejtja që ndiej për organet ligjzbatuese .
Në ferr shkoftë, kurrë djale ashtu që vret babain e tij .
Kujt i duhet vallë ?.

Mbrëmjen e djeshme, në orën 22:00 u vra me dy plumba 26-vjeçari Jurgen Kurti. Kurti, i njohur për precedentët e tij me drejtësinë, dyshohet se është vrarë për shkak të hakmarrjes. Autorët i zunë pritë para shtëpisë. Ai u akuzua për vrasjen e babait të tij në 2016, ndërsa një vit më vonë u përfshi në vrasjen e tregtarit Agim Arapi në Durrës. (Lexo ketu).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim arapi mit'hat havari vrasja e jurgen kurtit agim arapi mit'hat havari vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll