Aktualitet

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Janinë, tentoi të kalonte 44 kg drogë përmes kufirit të gjelbër

19 Mars 2019, 12:15 Nga DOSJA
Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Janinë, tentoi të

GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Janinë, pasi tentoi të kalonte një sasi prej 44 kilogramë kanabis në kufirin greko-shqiptar.

Burime për dosja.al bëjnë me dije se 32-vjecari shqiptar është arrestuar gjatë një kontrolli nga policia greke.

Ishte qeni anti-drogë që arriti të zbulonte me anë të nuhatjes se shqiptari kishte të fshehura në sediljet e makinë një sasi prej 43 kilogramë e 800 gramë lëndë narkotike, e llojit marijuana.

Droga ishte e paketuar në 41 pako të mbështjella me letër natriban.

Gjithashtu, mësohet se gjatë kontrollit shqiptarit i janë sekuestruar 735 euro dhe 2 telefona. Nuk dihet ende identiteti i tij.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari janine trafik droge arrestohet shqiptari janine trafik droge

Sondazh

Poll