“Të dashur njerëz…”, megafoni që patrullon në rrugët e ‘vdekura’ të Tiranës, pamjet që i keni parë vetëm në
11 Mars 2020, 20:42Nga DOSJA
TIRANË– Rrugët e ‘vdekura’ të Tiranës i shqetëson vetëm një gjë: megafoni! Me zërin e lartë, një burrë që ndohet brenda një makine të bardhë, flet gjatë gjithë kohës, teksa patrullon nëpër rrugët e Tiranës dhe u bën apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
“Evitoni vendet me shumë njerëz dhe lani duart sa më shpesh. Në rast nevoje, telefononi në numrin 127. Faleminderit! Dhe lani duart sa më shpesh. Të dashur qytetarë…”- vijon dhe përsërit pa ndërprerje zëri pas megafonit.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MALI I ZI- Mali i Zi ka nxjerrë një urdhër që të mos lejojë të futen makina nga Shqipëria që ka si destinacion udhëtimi Italinë, duke i kthyer ato. Kjo ka bërë ...
TIRANË– Dhjetëra punëtorë të shqetësuar të një fasonerie në Tiranë kanë lënë vendet e punës dhe kanë dalë jashtë ambienteve të ndërtesës të frikësuar nga i...
TIRANË– Dosja.al sjell pamjet ekskluzive nga kazinoja e vetme e lejuar në Tiranë, e cila vijon sot lirshëm aktivitetin pa pyetur për urdhëresat e qeverisë ...
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu, në një deklaratë të përbashkët për mediat, publikoi një f...
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Mësohet se zjarri ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka m...
DURRËS- Stafi mjekësor i Spitalit të Durrësit ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha pak më parë se mjekët ...
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka marrë masat e nevojshme për minimizimin e përhapjes së Covid-19, pasi në Shqipëri tashmë janë 15 persona t...
Aktualitet11 Mars 2020, 19:10
TIRANË– Mjeku i shërbimit urgjencës së QSUT Ilir Allkja, ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një reagimi në Facebook, mjek...
TIRANË– Numri i personave të prekur me Covid0-19 në Shqipëri ka shkuar në 15. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministrja Ogerta Ma...
TIRANË– Asnjë person nga personeli mjekësor në Spitalin e Durrësit nuk janë të infektuar me Covid-19. Sipas rezultateve të mbërrituta nga Tirana, të gjith...