Aktualitet

Panik në fasoneri në Tiranë, punonjësit kërkojnë të braktisin pnën pasi italianin e merr ambulanca, drejtuesi s’i lejo

11 Mars 2020, 20:33 Nga DOSJA
Panik në fasoneri në Tiranë, punonjësit kërkojnë

TIRANË– Dhjetëra punëtorë të shqetësuar të një fasonerie në Tiranë kanë lënë vendet e punës dhe kanë dalë jashtë ambienteve të ndërtesës të frikësuar nga infektimi me koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fabrikën prodhimit të këpucëve “Albaco shoes”, në kilometrin e pestë në autostradën Tiranë-Durrës. sipas burimeve të gazetës “Shqip”, punonjësit i ka kapur paniku, pasi një nga anëtarët e stafit të fabrikës, një italian, pati probleme shëndetësore dhe u morr me ambulancë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Për shkak të shqetësimit të punonjësve, aty shkoi policia. Ndërsa drejtuesit e fabrikës nuk lejuan punonjësit që të dilnin jashtë. Nga ana e tyre, punonjësit kërkojnë që të pezullohet puna dhe ata të marrin dy javë pushim, ndërsa shqetësimi është i madh nga infektimi nga sëmundja. Përhapja e koronavirusit pritet që të shkaktojë një dëm ekonomik sipas ekspertëve, ndërsa qeveria ka nisur aplikimin e masave në mënyrë që të pengojë përhapjen e sëmundjes. Ndërkohë që më herët është ngritur problemi për punëtorët në masoneri dhe në call-center-a, të cilët punojnë në ambiente të mbyllura në një numër t madh, e mund të infektohen më lehtë, krahasuar me punonjësit në profesione të tjera.

Marrë nga GazetaShqip

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet panik ne fasoneri tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi panik ne fasoneri tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 19:47

Digjet mjeti në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Mësohet se zjarri ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka m...

Aktualitet 11 Mars 2020, 19:10

TIRANË– Mjeku i shërbimit urgjencës së QSUT Ilir Allkja, ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një reagimi në Facebook, mjek...