Aktualitet

Kazinoja e Taivanit se “çan” kokën për koronavirusin, 500 veta luajnë bixhoz në kohën e izolimit (VIDEO)

11 Mars 2020, 20:00 Nga DOSJA
Kazinoja e Taivanit se “çan” kokën për

TIRANË Dosja.al sjell pamjet ekskluzive nga kazinoja e vetme e lejuar në Tiranë, e cila vijon sot lirshëm aktivitetin pa pyetur për urdhëresat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në këto pamje, shihet kazinoja tek kompleksi “Taivan”, sesi qindra persona luajnë lojëra të ndryshme bixhozi afër njëri-tjetrit.

Në këtë kazino, ka vetëm disa dezinfektantë tek dera, por lojtarë të huaj e shqiptarë qendrojnë në këtë ambient, e më pas do të dalin me gjasë jashtë, duke u kthyer në një rrezik për infektimin e qytetarëve të tjerë. Por, restoranti dhe lokali janë mbyllur. Nuk e dimë  çfarë mendimi ka zv.kryeministri Erion Braçe për pamjet e kazinosë që kthehet në një vatër infektimi për shqiptarët, pasi jo më larg se disa muaj më parë njoftoi me hov mbylljen 1-ditore të kompleksit. Për më shumë ndiqni pamjet pa koment:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kazinoja tek taivan taivan viktimat e koronavirusit ne shqiperi kazinoja tek taivan taivan viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 19:47

Digjet mjeti në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Mësohet se zjarri ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka m...

Aktualitet 11 Mars 2020, 19:10

TIRANË– Mjeku i shërbimit urgjencës së QSUT Ilir Allkja, ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një reagimi në Facebook, mjek...