Bota

Zbatoni “zonën e kuqe”, mënyra më e mirë për të sfiduar koronavirusin

11 Mars 2020, 14:10 Nga DOSJA
Zbatoni “zonën e kuqe”, mënyra më e mirë

ITALI– Koronavirusi ka “mbërthyer” botën mbarë, ndërkohë numri i viktimave dhe të infektuarve është gjithmonë e në rritje. Pas gjithë kësaj janë mjekët ata që duan të përballojnë gjithçka sa i përket fluksit nëpër spitale ku të sëmurët sa vijnë dhe shtohen.

Ndërkohë sipas ekspertëve ajo që duhet të bëjnë të gjithë, është të ndjekin trajektoren që përhapja e virusit ka ndjekur fillimisht në Kinë.  Si edhe të studiojnë hartën dhe skemën si përhapet Covid-19, për të qenë më të qartë nga çfarë duhet të bëjnë kujdes e të mbrohen.

Specialistët e kësaj fushe mendojnë se masat e forta për virusin janë marrë me shumë vonesë nga sa është përhapur koronavirusi. Prandaj më e mira për të përballuar këtë situatë është ndjekja e rregullave me përpikmëri, në mënyrë që të rrallohen rastet e koronavirusit.

Vetë epidemia aktualisht ka një origjinë të paditur, ajo është e fshehur, pavarësisht se u që ka shpëthyer nga një treg me mish të kafshëve të egra në Wuhan. Nga Wuhani më pas deri në Itali, ku tashmë është renditur vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi kinez, përhapja ka qenë shumë e shpejtë.

Pas momentit të shfaqjes për herë të parë, infeksioni si në rastin e Kinës evoluon duke u përhapur në shumë vende.

Italia nuk është e ndarë në një zonë “të kuqe” në krizë dhe në një tjetër që, mirë a keq, po ia del mbanë. Siç nuk është e ndarë as Europa dhe pjesa tjetër e botës. Ky perceptim është i gënjeshtërt dhe i përkohshëm. Jemi të gjithë në faza të ndryshme të të njëjtit evolucion. Pra, çështja nuk është nëse do të mbërrijë apo jo. Çështja është dhe si. A krijon panik ky qëndrim? Absolutisht jo! Është një qëndrim që ndihmon parandalimin, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohemi tani, secili për veten e tij si fillim e së bashku si komunitet. Epidemia zhvillohet me kalimin e kohës dhe ne kemi nevojë të fitojmë kohë, sa më shumë kohë të jetë e mundur për të amortizuar ndikimin e saj, në mënyrë që sistemi shëndetësor të krijojë burimet e nevojshme e më pas të menaxhojë rastet. Ne nuk po ikim me vrap nga shpërthimi i një vullkani; ne të gjithë po frenojmë përparimin e diçkaje. Një sqarim për diferencat kohore; edhe numrat që raportohen çdo ditë ndodhen në pika të ndryshme të trajektores. Një analizë pozitive është një fazë e ndryshme e sëmundjes nga shtrimi në spital, nga shërimi ose vdekja. Pra, vdekjet e sotme u referohen analizave pozitive të shumë ditëve më parë. Prandaj, duhet pasur kujdes me konkluzionet e thjeshta aritmetike që dalin duke pjesëtuar një numër me një tjetër”- është shprehur bindshëm Paolo Giordano.

Ndër të tjera shkrimtari italian Paolo Giordano, shpjegon se njerëzit nuk duhet të mos besojnë, por t’u përmbahen rregullave bazike të publikuara nga institucionet shtetërore.

“Ata duhet të veprojnë në përputhje me rrethanat. Edhe nga ana e ekspertëve pati vonesa: shpërndarja e informacionit të qartë dhe presioni ndaj institucioneve duhet të kishte filluar shumë më herët. Sfera e kristaltë në duart e tyre ishte kurba epidemiologjike kineze, e cila ishte disponibël online. Me sa duket, paragjykimi i vendndodhjes i ka rrënjët më të thella nga ç’mendohej.”-shkruan ai.

Gjithashtu  Giordano shkruan se të gjithë zonat e kuqe duhen respektuar, pasi në të  kundërt përhapja e epidemisë do të rritet e nuk do të ketë përmirësim.

 “Masat e vendosura në zonat e kuqe duhet të respektohen edhe nga jashtë, nga të gjithë, gërmë për gërmë dhe duke filluar menjëherë. Përndryshe, evolucioni i epidemisë do të jetë njësoj. Në përhapjen e një infeksioni, masat për ta menaxhuar janë shumë më pak efektive sesa ato për ta parandaluar. Prandaj, këto radhë janë një apel i trefishtë. Për institucionet, që të shmangin perceptimin e një Italie të ndarë dhe të një Italie më të prekur se vendet e tjera. Për qytetarët, për të gjithë ne, që të zbatojmë masat e kujdesit maksimal, edhe nëse situata në lagjen tonë duket “përgjithësisht e qetë”.”-ka përfunduar ai.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus, dhe është shënuar viktima e parë.

Burimi:  Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali paolo giordano koronavirusi ne itali paolo giordano

Sondazh

Poll