Aktualitet

Manastirliu tregon urdhrat e reja: Situata po përshkallëzohet, 20 mln Lekë gjobë për pronarët që hapin lokalet

11 Mars 2020, 16:01 Nga DOSJA
Manastirliu tregon urdhrat e reja: Situata po përshkallëzohet, 20 mln

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat ka bërë me dije disa masa të reja për përballimin e situatës së koronavirusit. Manastirliu ka bërë me dije se situata po përshkallëzohet dhe autoritetet nuk e kanë ndihmën e qytetarëve.

Më tej ajo tha se të ndodhur në këtë situatë kanë vendosur që të marrin disa masa duke filluar nga mbyllja e lokaleve, bareve, restoranteve dhe gjobitja me 20 milionë Lekë e atyre i hapin në shkelje të urdhrit. Numri 1 i shëndetësisë tha se do i propozojë qeverisë dhe gjobitjen e personave që nuk zbatojnë karantinimin e detyrueshëm.

PJESË NGA DEKLARATA

Qeveria ka përgjegjësinë që të marrë masat për përshkallëzimin, pasi qytetarët nuk i kanë marrë me përgjegjshmëri thirrjet tona. Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshëmri. Kjo është një kohë për t’u mbrojtur. Është një kohë për kujdes maksimal. Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithë secilit, në këtë betejë  do e përballojmë të gjithë së bashku. U bëj me dije se i kam propozuar: Mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve etj; Caktimi i gjobës 5 mijë Euro për të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhrin e karantinimit; gjobë 20 milionë për bizneset që nuk zbatojnë vendimin për mbylljen; vendosjen e distancës së sigurisë së punonjësve që nuk mbyllen me këtë urdhër dhe reduktimin e personelit të call center dhe kushte për çdo punonjës dhe mirëkuptimin e bizneseve. Kam dhe një njoftim të fundit, për hir të mbrotjes së gjithësecilit nga ne, kam vendosur që komunikimet e përditshme do jenë në formë virtuale.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karantinimi i qytetareve masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu karantinimi i qytetareve masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:49

KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës shihet se ka një numër të ulët të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë. Kjo situat...

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:33

TIRANË- Djali i një prej pacienteve të shtruara ditët e fundit në spitalin të Durrësit, shprehet se viktima e parë e COVID-19 ka qenë në dhomë me dy person...

Aktualitet 11 Mars 2020, 13:20

FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të...