Koronavirusi/ Ambasada Gjermane në Tiranë njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, ja çfarë ndodh me vizat
11 Mars 2020, 15:55Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme për qytetarët që janë kthyer nga Gjermania.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada gjermane shkruan: Për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me CORONA-virusin, ambasada nuk do të pranojë më (deri në një njoftim tjetër) vërtetime të kalimit të kufirit.
Ky vendim vjen pas masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ambasada thotë se ky njoftim do të jetë në zbatim deri në një njoftim të dytë.
POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS GJERMANE:
Informacion i rëndësishëm për të kthyerit nga Gjermania.Për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me CORONA-virusin, ambasada nuk do të pranojë më (deri në një njoftim tjetër) vërtetime të kalimit të kufirit.Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj.Ëichtige Information für Rückkehrer aus Deutschland.Aufgrund der derzeitigen Entëicklungen im Zusammenhang mit dem CORONA-Virus nimmt die Botschaft bis auf Ëeiteres keine Grenzübertrittsbescheinigungen mehr an. ir bitten um Ihr Verständnis!
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kinema Cineplexx Albania ka publikuar në Facebook disa udhëzime për masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një njoftim për mediat k...
TIRANË- Rreth 2500 punëtorë kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë ambienteve të fasonerisë ku punojnë pasi ndërsa mësohet se punojnë pranë një fasoneri...
Aktualitet11 Mars 2020, 14:49
KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës shihet se ka një numër të ulët të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë. Kjo situat...
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë sot masa kundër koronavirusit që është përhapur dhe në Shqipëri. Në një njoftim për mediat bëhet me dije ...
Aktualitet11 Mars 2020, 14:33
TIRANË- Djali i një prej pacienteve të shtruara ditët e fundit në spitalin të Durrësit, shprehet se viktima e parë e COVID-19 ka qenë në dhomë me dy person...
TIRANË– Virusi vdekjeprurës kinez po merr gjithmonë e më shumë jetë njerëzish në botë dhe situata është bërë kaotike.Shumë persona mbajnë doreza dhe mask...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik është duke gjurmuar kontaktet që ka pasur e moshura, e cila tashmë është viktima e parë n...
TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar edhe njëherë vdekjen e 73-vjeçares në Durrës. S...
Aktualitet11 Mars 2020, 13:20
FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të...
TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë me dije se do ketë gjoba për të gjithë ata që thyejnë rregullat e higjienës, duke iu referuar administ...