Aktualitet

Cineplexx Albania thyen urdhrin e qeverisë: Do reduktojmë oraret e shfaqjeve të filmave, në sallë do jenë deri në 100 per

11 Mars 2020, 15:07 Nga DOSJA
Cineplexx Albania thyen urdhrin e qeverisë: Do reduktojmë oraret e

TIRANË- Kinema Cineplexx Albania ka publikuar në Facebook disa udhëzime për masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një njoftim për mediat kinemaja tregon se ka thyer urdhrin e qeverisë, pasi shprehet se do vijohet me shfaqjen e filmave me orare të kufizuara dhe numër deri në 100 persona.

Në zbatim të udhëzimeve shtetërore, kinematë tona në TEG dhe QTU kanë marrë këto masa me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Filmat do të shfaqen në oraret e kufizuara në 17:00-21:00; Numri i vizitorëve në çdo sallë kinemaje do të kufizohet në maksimumi 100; Biletat do të shiten në mënyrë të tillë që të sigurojnë distancën e duhur midis vizitorëve; Programi i filmave do të ketë më shumë hapësirë mes shfaqjeve për të parandaluar përqendrimin e mundshme e vizitorëve në ambjentet e përbashkëta të kinemasë

Disinfektime dhe masa të tjera higjenike shtesë janë marrë nga personeli me qëllim ruajten sigurisë dhe integritetit të shërbimit. Në rast të ndryshimit të situatës, veprimet do të ndërmerren në përputhje me rrethanat. Do të njoftojmë në rrjetet tona për çdo ndryshim të mundshëm. Faleminderit dhe le të kujdesemi të gjithë për shëndetin dhe të qëndrojmë të sigurtë ❤️”, shkruhet në njoftim.

Por një ditë më parë qeveria ka marrë vendimin që të mbyllë të gjitha aktivitetet kulturore e sportive në vend, por dhe anulimin e të gjitha konferencave dhe takimeve ku ka një grumbull njerëzish. Por duket se ky urdhër nuk është zbatuar nga Cineplexx Albania.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cineplexx albania koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi cineplexx albania koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:49

KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës shihet se ka një numër të ulët të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë. Kjo situat...

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:33

TIRANË- Djali i një prej pacienteve të shtruara ditët e fundit në spitalin të Durrësit, shprehet se viktima e parë e COVID-19 ka qenë në dhomë me dy person...

Aktualitet 11 Mars 2020, 13:20

FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të...