Bota

Zgjerohet ‘harta e viktimave’ nga koronavirusi, Belgjika shënon viktimën e parë

11 Mars 2020, 10:30 Nga DOSJA
Zgjerohet ‘harta e viktimave’ nga koronavirusi, Belgjika shënon

BELGJIKË– Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë ka konfirmuar edhe viktimën e parë nga koronavirusi, lajm ky që ka krijuar panik tek pjesa tjetër e popullsisë, ndërkohë që qeveria belge ka nisur marrjen e masave në këtë situatë që është krijuar.

Viktima e parë në Belgjikë është një burrë në moshën 90-vjeçare, ndërkohë që në të  gjithë territorin e Belgjikës janë numëruar 267 raste me koronavirus.

Mësohet që 90-vjeçari që ka humbur jetën nga koronavirusi, ishte trajtuar më parë në spitalin, Iris Sud. Ndërkohë nuk janë dhënë detaje të tjera rreth viktimës së parë.

“Pavarësisht cilësisë së kujdesit të ofruar nga ekipet mjekësore, një pacient 90-vjeçar vdiq. Në emër të qeverisë federale, ju ofroj ngushëllime të sinqerta të dashurve të tij dhe u uroj shumë guxim në këtë moment të vështirë. Falënderoj gjithashtu gjithë stafin mjekësor për profesionalizmin dhe disponueshmërinë e tyre.”– tha De Block.

 

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 12 persona janë të infektuar me koronavirus.

Burimi: brusselstimes.com  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne belgjike maggie de block koronavirusi ne belgjike maggie de block

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2020, 09:01

ITALI– Koronavirusi i ri ka bërë që të frikësohet e gjithë bota. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë në botë pas Kinës, që ka regjistruar numrin më ...