Bota

Pas ministres së Shëndetësisë, një tjetër ministre në Britani vetizolohet nga koronavirusi

11 Mars 2020, 12:37 Nga DOSJA
Pas ministres së Shëndetësisë, një tjetër ministre

BRITANI E MADHE- Në Britani numri i të infektuarve po shtohet gjithmonë e më shumë, ku tashmë në mesin e të sëmurëve nuk janë vetëm qytetarë të thjeshtë por edhe zyrtarë e politikanë të njohur.

Pas lajmit se ministrja e shëndetësisë në Britani, Nadine Dorries është infektuar nga Covid-19, është mësuar se edhe ministrja Rachael Maskell është vetizoluar për shkak se ajo ishte takuar me ministren e Shëndetësisë.

Përmes një njoftimi ajo ka treguar se aktualisht është ‘asimptomatike’ për fatin e mirë, por i duhet të qëndrojë në vetizolim për 14 ditë, në mënyrë që të ndjekë këshillat e shëndetit publik, për sigurinë e jetës së saj.

Mësohet se Maskell dhe Nadine Dorries janë takuar të enjten e kaluar, si dhe është konfirmuar se në atë mbledhje kanë qenë prezente vetëm dy ministret dhe anëtarët e stafit të ministrisë.

“NHS111 ka këshilluar që të izolohem si rezultat i një takimi që kam pasur me Ministrin e Shëndetit Mendor të Qeverisë të enjten e kaluar i cili më pas ka testuar pozitivisht për Coronovirus. Fatmirësisht jam asimptomatik. Është kaq e rëndësishme që të gjithë ne ndjekim të gjitha këshillat e shëndetit publik.”- u shpreh Rachael Maskell.

Sipas mediave të huaja mësohet se në Britaninë e Madhe numri i të infektuarve ka shkuar në 372, ndërsa 6 të tjerë kanë vdekur.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 11 persona janë të infektuar me koronavirus.

Burimi: standard.co.uk 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani rachael maskell britani rachael maskell

Sondazh

Poll