Bota

Italia renditet e dyta, lista e 11 vendeve më të “pushtuara” nga koronavirusi në botë

11 Mars 2020, 11:30 Nga DOSJA
Italia renditet e dyta, lista e 11 vendeve më të

KINË– Koronavirusi është përhapur gjerësisht në të gjithë botën, ku çdo ditë numri i viktimave dhe të infektuarve rritet, duke krijuar panik tek popullsia e çdo vendi që preket nga koronavirusi.

Në rang global janë regjistruar 4200  viktima ku pjesa më e madhe janë në Kinë, vendi i parë ku shpërtheu virusi, e tashmë është në një gjendje më të stabilizuar, ndërsa 110,389 janë të infektuar në mbaë botën.

Sipas bilanceve zyrtare të nxjerra nga çdo qeveri e prekur, Kina është edhe vendi i parë më i infektuar në botë, ku numërohen 80.956 raste. Menjëherë pas Kinës, vjen Italia me 10.149 raste të konfirmuara me koronavirus.

Ndonëse numri i viktimave dhe të infektuarve është tejet i lartë, kanë arritur të shërohen totalisht nga koronavirusi 66,583. Theksojmë se mes 66,583 personave të shëruar, mbi  61,400 pacientë janë regjistruar në Kinë të cilët janë kthyer në shtëpi të shëruar plotësisht.

Tashmë që Kina është në një gjendje më të stabilizuar, Italia dhe Irani janë vendet më të  gjunjëzuara nga ky virus vdekjeprurës.

Nga raportet e qeverive përkatëse që janë bërë publike, më poshtë janë 11 shtetet që kanë rastet më të larta si të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi:

Kina: 80,785 të infektuar, 3,158 viktima

Italia: 10,149 të infektuar, 631 viktima

Irani: 8,042 të infektuar, 291 viktima

Korea e Jugut: 7,755 të infektuar, 60 viktima

Gjermania: 1,296 të infektuar, 2 viktima

Japonia: 1,264 të infektuar, 19 viktima (përfshirë edhe 696 raste të lidhura me anijen Diamond Princess)

Spanja: 1,204 të infektuar, 28 viktima

Franca: 1,116 të infektuar, 30 viktima

SHBA: 1,000 të infektuar, 31 viktima

Britani e Madhe: 382 të infektuar, 6 viktima

Irlanda: 382 të infektuar, 4 viktima

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 12 persona janë të infektuar me koronavirus.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 11 vendet koronavirusi ne bote 11 vendet koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2020, 09:01

ITALI– Koronavirusi i ri ka bërë që të frikësohet e gjithë bota. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë në botë pas Kinës, që ka regjistruar numrin më ...