Bota

Koronavirusi në Itali/ Kryebashkiaku i Barit shpërthen në lot: Duhet të kemi besim, do ia dalim (VD)

11 Mars 2020, 11:30 Nga DOSJA
Koronavirusi në Itali/ Kryebashkiaku i Barit shpërthen në lot:

ITALI– Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro u përlot gjatë një video që transmetoi drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku dukej se po ecte në rrugët e boshatisura të qytetit që drejton dhe ndërkohë po  prezantonte masat e marra kundër koronavirusit.

“Në këto vite kemi bërë shumë sakrifica në mënyrë që të gjallërojmë këtë qytet, që të tërheqim shumë turistë. Jam i sigurtë që do t’ia dalim mbanë. Duhet të kemi besim. Tani është koha që të respektojmë rregullat e vendosura e që na vijnë nga kabina e qeverisë, sepse sa më shumë të respektojmë rregullat, aq më shpejt do të vendosim me shpatulla për muri këtë situatë emergjence.”- tha ai.

Decaro përmes videos foli për  qytetin e boshatisur, me lokalet dhe dyqanet që kanë respektuar orën 18:00 për t’u mbyllur, ndërsa në rrugë ndjehen edhe sirenat e policisë vendore që janë vënë në qarkullim për të mbikëqyrur zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes.


Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus, ndërsa është shënaur edhe viktima  e parë.

Burimi: tgcom.24

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio decaro koronavirusi ne itali antonio decaro koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2020, 09:01

ITALI– Koronavirusi i ri ka bërë që të frikësohet e gjithë bota. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë në botë pas Kinës, që ka regjistruar numrin më ...