Bota

Italia akordon 25 miliardë euro për emergjencën e koronavirusit, Conte: Do të krijohet një Task-Forcë

11 Mars 2020, 10:50 Nga DOSJA
Italia akordon 25 miliardë euro për emergjencën e koronavirusit,

ITALI–  Plani i reagimit të emergjencës për koronavirusin është në rritje. Këshilli i Ministrave në Itali ka akorduar 25 miliardë euro për të përballuar situatën e jashtëzakonshme që po përjeton vendi, në drejtim të bilancit neto që do të financohet.

Këtë lajm e ka bërë me dije kryeministri italian Giuseppe Conte, në një konferencë për shtyp së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Roberto Gualtieri, dhe Ministrin e Punës, Nunzia Catalfo.

“Ne kemi ndarë një shumë të jashtëzakonshme prej 25 miliardë që nuk do të përdoret menjëherë, por sigurisht që do të përdoret për të përballuar të gjitha vështirësitë e kësaj urgjence,” shpjegoi Conte.

Kryeministri përmendi kënaqësinë për përgjigjen e BE-së , gjatë konferencës  për shtyp: Unë jam i kënaqur nga klima që po përcaktohet në nivelin evropian, duke shtuar se në vend po krijohet një Task-Forcë për menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 12 persona janë të infektuar me koronavirus.

Burimi: repubblica.it

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali task-force giuseppe conte koronavirusi ne itali task-force

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2020, 09:01

ITALI– Koronavirusi i ri ka bërë që të frikësohet e gjithë bota. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë në botë pas Kinës, që ka regjistruar numrin më ...