Bota

E tmerrshme në Itali/ Gruaja mban në shtëpi bashkëshortin e vdekur nga koronavirusi, përfundojnë në karantinë edhe ushta

11 Mars 2020, 09:50 Nga DOSJA
E tmerrshme në Itali/ Gruaja mban në shtëpi bashkëshortin e

ITALI– Rastet e të sëmurëve në Itali nga koronavirusi janë nga më të ndryshmet dhe herë pas here kthehen në tragjedi.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar për lajmin e trishtë që i kanë ndodhur një gruaje me bashkëshortin e saj, i cili pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus ka humbur jetën në shtëpi në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale.

Ajo nuk ka mundur të përballojë situatën sa ka qenë në gjendje të largohet nga shtëpia e saj, ku ndodhej edhe trupi i pajetë i bashkëshortit të saj, pasi në karantinë nuk kishte më vend.

Ky lajm tragjik është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i Borghetto Santo Spirito.

“Po, është e vërtetë që ajo është akoma atje me trupin dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta heqim atë deri në mëngjesin e së mërkurës.”-  është shprehur kryebashkiaku Borghetto Santo Spirito.

Nër të tjera ai shprehet se protokolli i karantinës tregon se askush nuk duhet t’i afrohet trupit të pajetë.

“Fatkeqësisht, ne kemi një protokoll sigurie që duhet ta ndjekim.Ai nuk pranoi të dërgohej në spitalin lokal për shërim, përndryshe, kjo nuk do të ndodhte.”- shtoi ai.

Nga mediat italiane mësohet se gruaja e ka mbajtur bashkëshortin e saj të pajetë  në shtëpi për  disa ditë, ndërkohë që kanë folur edhe disa nga fqinjët e këtij çifti.

“Tani për tani gjëja më e rëndësishme është të mendoni për këtë zonjë, e vetme me trupin e burrit të saj… Askush nuk mund të afrohet ta ndihmojë dhe as ta ngushëllojë. Shpresojmë që kjo të zgjidhet shpejt. Ngushëllimet tona për të.”- është shprehur njëri nga fqinjët.

Mësohet që edhe ushtarët që kanë nxjerrë nga shtëpia trupin e pajetë të italianit kanë përfunduar në karantinë, pasi janë infektuar prej tij.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.

Burimi: IGT.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2020, 09:01

ITALI– Koronavirusi i ri ka bërë që të frikësohet e gjithë bota. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë në botë pas Kinës, që ka regjistruar numrin më ...