Bota

Europa po “mposhtet” nga koronavirusi/ Në Britani nuk anulohen aktivitetet, pritet të mblidhen 260 mijë njerëz në festi

11 Mars 2020, 08:26 Nga DOSJA
Europa po “mposhtet” nga koronavirusi/ Në Britani nuk anulohen

BRITANI E  MADHE – E gjithë Europa është në gjendjen emergjente si shkak i koronavirusit, ku për këtë shkak janë mbyllur shkollat, unviersitet dhe shumë institucione shtetërore e private, ndërkohë në Britaninë e Madhe nuk do të lihet pas për asnjë arsye festivali historik i kuajve.

Ashtu si për çdo herë edhe këtë vit tradita nuk do të ndalohet por në Cheltenham përfaqësuesit kryesorë të  festivalit historik të kuajve kanë deklaruar se në bashkëpunim me udhëzimet e qeverisë vendase, do ta zhvillojnë normalisht programin e tyre katër ditorë.

Për  katër ditë me rradhë në këtë festival do të mblidhen  rreth  260 mijë njerëz nga e gjithë Britania, ku 70 mijë prej tyre do të jenë vetëm në ditën e parë, që do të ndjekin garën e kuajve.

“Ne jemi të udhëhequr nga faktet dhe të dhënat. Në këtë moment vlerësojmë se nuk ka arsye të anulojmë një event të tillë”.- ka thënë ministri i Kulturës Oliver Dowden.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 260 mije njerez britani e madhe festivali i kuajve 260 mije njerez britani e madhe festivali i kuajve

Sondazh

Poll