Bota

11 Mars 2020, 09:01 Nga DOSJA

ITALI– Koronavirusi i ri ka bërë që të frikësohet e gjithë bota. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë në botë pas Kinës, që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve. Ndërkohë janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi në vendin fqinj rreth 100 mijë persona.

Ky virus vdekjeprurës ka vënë para përgjegjësisë edhe stafet e spitaleve që po qëndrojnë me orare të zgjatura në punë nga fluksi i të sëmurëve me koronavirus. Së fundmi është bërë virale një foto në rrjetet sociale, ku  një infermiere ka postuar një foto në Instagram dhe i shihen qartë shenjat e nxira në fytyrë si pasojë e përdorimit të maskës mbrojtëse.

“Jam shumë e lodhur fizikisht sepse masat e mbrojtjes mund të të lëndojnë. Këmisha që vesh më bën të djersij pa fund dhe kur e vesh nuk e heq për më shumë se 6 orë. Madje nuk mund të shkoj as në tualet apo të pi ujë.”- ka shkruar infermierja italiane.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.

Burimi: lacittanews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota infermierja italiane koronavirusi ne itali infermierja italiane koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll