Aktualitet

PD kallëzon Ogerta Manastirliun për maskat e skaduara, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

11 Mars 2020, 10:20 Nga DOSJA
PD kallëzon Ogerta Manastirliun për maskat e skaduara, Prokuroria e

TIRANË- Një ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se qeveria u kishte dhënë mjekëve 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, dosja shkuar në Prokurorinë e Tiranës. Në një njoftim për mediat PD, bën me dije se kanë kallëzuar Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarëve përgjegjës për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara.

Sipas dokumentit, Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës. Kallëzimi penal i Partisë Demokratike argumenton se Ministrja e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarjen dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011.

 “Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në lidhje me këtë rast, Prokuroria bën me dije se do të hetojë denoncimin e opozitës bashkë me dyshimet për rritjen e çmimit të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit.

Prokuroria e Tiranës do të hetojë edhe kallëzimin e Partisë Demokratike për maskat e skaduara. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se nuk kanë regjistruar procedim të ri, por do ta hetojnë në bazë të procedimit të parë që është nisur nga organi i akuzës për rritjen e çmimit të maskave dhe ilaçeve nga farmacitë”, shkruhet në njoftim nga akuza.

Një ditë më parë përfaqësuesit e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës së koronavirusit në vend kanë bënë një denoncim për maskat që u janë dhënë mjekëve. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka deklaruar se 1.2 milion maskat e shpërndara nga Ministria e Shëndetësisë kanë skaduar që 9 vite më parë. Sipas Bardhit, mjekët kanë denoncuar pranë grupit të PD-së së maskat i kanë shkaktuar irritime në fytyrë. Ps kësaj ka pasur disa replika mes Ramës e Bashës, por ka reaguar dhe Ogerta Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i pd maskat e shperndara per mjeket maskat per koronavirus prokuroria e tiranes denoncimi i pd maskat e shperndara per mjeket maskat per koronavirus prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll