Bota

Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus, qeveria u kërkon qytetarëve të vetë-karantinohen

11 Mars 2020, 07:17 Nga DOSJA
Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus, qeveria u kërkon

TURQI– Rasti i parë me koronavirus në Turqi është konfirmuar ditën e djeshme. Mësohet që personi i prekur nga koronavirusi  është një burrë turk që ishte futur në izolim në spital.

Lajmi  është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca gjatë një konference për shtyp, kanë shkruar mediat e huaja.

Sipas ministrit të Shëndetësisë i infektuari turk kontraktoi virusin teksa udhëtonte për në Evropë.

Ndërkohë teksa është konfirmuar edhe rasti i parë në vend, qeveria turke u ka bërë thirrje qytetarëve turq të mos udhëtojnë jashtë vendit dhe u kërkoi atyre që të futen në vetëkarantinë për 14 ditë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll