Bota

Infektohet me koronavirus ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries

11 Mars 2020, 07:05 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus ministrja e Shëndetësisë në

Tiranë- Ministrja e shëndetësisë në Britaninë e Madhe,  Nadine Dorries është infektuar me koronavirus.  Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Britaninë e Madhe konfirmoi se Dorries, deputete që nga vitit 2005 është me koronavirus.  Identiteti i individit që e infektoi atë ende nuk dihet.

Deri më tani në Britaninë e Madhe 6 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa të prekur 382 persona.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona.  Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.

Burimi: The Guardian

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli nadine dorries koronavirusi ne angli nadine dorries

Sondazh

Poll