Bota

Urgjenca e koronavirusit në Itali/ Kina jep ndihmën e saj, dhuron 100 mijë maska dhe 20 mijë kostume

11 Mars 2020, 07:12 Nga DOSJA
Urgjenca e koronavirusit në Itali/ Kina jep ndihmën e saj, dhuron 100

ITALI– Italia është bërë tashmë vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi  në botë pas Kinës, pasi numri i viktimave ka shkuar mbi 600 dhe të infektuarit shtohen orë pas ore.

Për shkak të rasteve të shumta që Italia po konfirmon me koronavirus ka haasur probleme edhe menaxhimin e situatës nëpër spitale, pasi po mbingarkohen prej numrit të lartë të sëmurëve.

Në mes të kësaj situate Kina ka ndihmuar  Italinë me pajisjet shëndetësore,  si maska dhe kostume mbrojtëse kundër koronavirusit vdekjeprurës.

Urgjenca e Italisë nuk kaloi pa u vënë re nga Kina, e cila menjëherë u tregua e gatshme për të ndërhyrë, pavarësisht se akoma ka disa raste të virusit në vend.

Në mes një telefonate mes Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe homologut të tij Ëang Yi, kanë biseduar për një bashkëpunim të shkëlqyeshëm shëndetësor dhe teknologjik mes dy vendeve në  në favor të Italisë. 100,000 maska të teknologjisë së lartë do të vijnë nga Pekini, 20,000 kostume mbrojtëse, 50,000 tampon për të kryer teste të reja. Të dy vendet janë të gatshme të nënshkruajnë kontratën që do të parashikojë mbërritjen e materialit në anije. “Miqësia dhe solidariteti i ndërsjellë paguajnë”-  tha Di Maio.

Si shkak i koronavirusit qeveria italiane është detyruar  të  lëshojë një dekret shumë kufizues, që  minimizon lëvizjen e njerëzve, aktivitetet  dhe   mbledhjen e turmave.

Burimi: inmeteo.net

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll