Bota

Shkatërrohet organizata kriminale, trafikuan 2 ton kokainë në Angli

10 Mars 2020, 20:37 Nga DOSJA
Shkatërrohet organizata kriminale, trafikuan 2 ton kokainë në

ANGLI– Nëntë persona të një organizate kriminale, ku bënin pjesë edhe anglezë, iranianë dhe një shtetas nga Gana janë arrestuar. Ky grup kriminal kishte mundur të importonte dy ton kokainë. Emrat e 9 të arrestuarve 3 gra dhe 6 burra nuk janë bërë publik ende. Operacioni u zhvillua në zonat e Feltham, Bromley dhe Peckham në Londër si edhe në qytetin e Derby.

Sipas NCA angleze, përveç disa pajisjeve dixhitale, u sekuestrua drogë dhe sasi të heroinës dhe kokainës. Të gjithë të arrestuarit tani janë marrë në pyetje nga oficerët e NCA nën akuzën për trafik droge dhe pastrim të parave.

Zëvendës Drejtori i Hetimeve i NCA, Chris Farrimond, tha:

“Arrestimet e sotme janë pjesë e një hetimi mbi atë që ne dyshojmë se është një organizatë e rëndësishme kombëtare për trafik droge.Tregtia e kokainës sjell dhunë dhe shfrytëzim në zonat lokale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një gjurmë të dëmit mjedisor dhe social ndërkombëtarisht. NCA punon pa u lodhur për të mbrojtur publikun në Mbretërinë e Bashkuar nga kriminelët që përfitojnë nga tregtia e drogave në klasën A, duke bashkëpunuar me partnerë brenda dhe jashtë vendit për ta bërë këtë.Hetimi vazhdon”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angli organizata kriminale trafik droge angli organizata kriminale trafik droge

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2020, 17:25

KINË -Një person më moshën 100-vjeçare i cili ishte prekur me koronavirsus por që edhe vuante nga Alzheimeri është shëruar, pasi ka marrë gjak nga n...