Aktualitet

“Një natë të qetë me Zotin e dashurisë në zemër”, lutja e Dom Gjergj Metës në luftën ndaj koronavirusit

10 Mars 2020, 22:40 Nga DOSJA
“Një natë të qetë me Zotin e dashurisë në

TIRANË– Dom Gjergj Meta ka publikuar disa vargje lutjesh në rrjetet sociale. Në kohën që Shqipëria po lufton me koronavirusin dhe janë zyrtarisht 10 persona të ifnektuar, Dom Gjergj Meta shkruan se lutet që koronavirusi të mos marrë asnjë jetë dhe që të gjithë njerëzit të kalojnë një natë të qetë me Zotin e dashurisë në zemër.

Lutem që koronavirusi të mos marrë më asnjë jetë, Por dua që hyrja e tij në jetët tona të na nxisë të ndryshojmë jetë; Lutem që ky virus të mbarojë sa më shpejt, Por dua që të mos mbarojë dëshira jonë për t’i dhënë një kuptim jetës; Lutem që spitalet tona të zbrazen sa më shpejt nga të sëmurët me koronavi, Por dua që spitalet tona pas kësaj të jenë vendi i kujdesit për njeriun; Lutem që mjekët dhe infermierët tanë të marrin frymë lirshëm nga lodhja që kanë, Por dua që e gjitha kjo t’i shtyjë ata drejt humanizmit dhe kujdesit për njeriun; Lutem që kufijtë tanë të hapen sa më shpejt e të lëvizim të lirë, Por dua që këto kufij të mos jenë më mure që na ndajnë nga njëri-tjetri; Lutem që të gjendet sa më shpejt ilaçi kundër koronavirusit,

Por dua që industritë farmaceutike të jenë në shërbim të shoqërisë. Lutem që sa më shumë ta ndihmojmë njëri-tjerin, Por dua që kjo të vazhdojë edhe kur koronavirusi të mos jetë më. Dua dhe lutem. Lutem dhe dua. Lutem sikur gjithçka të varej prej Hyjit e dua sikur gjithçka të varej prej meje.  Ndaj të lutem o Zot! Na ndihmo të bëjmë çka është e duhur e të mos harrojmë çka është me vlerë për vete e për të tjerët. Na jep dashuri për jetën tonë dhe të tjerëve! Një natë të qetë me Zotin e dashurisë në zemër! Dom Gjergji,”– shkruhet në vargje.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta koronavirusi ne shqiperi dom gjergj meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll