Aktualitet

ORARET DHE LËNDËT/ Leksionet për nxënësit do të transmetohen në RTSh, mësoni detajet

10 Mars 2020, 22:31 Nga DOSJA
ORARET DHE LËNDËT/ Leksionet për nxënësit do të

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini ka bërë me dije të gjitha oraret e leksioneve që tashmë do të jeoen online për nxënësit e klasave të 6-ta deri në klasat e 12-a. Në një status në rrjetet social,e Shahini shkruan se leksionet e matematikës për klasat e 6-ta-12-ta do të jepen në ekranin e televizionit public nga ora 10:30-12:00, ndërsa ato të Kimisë do të transmetohen nga ora 18:00-19:30.

RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12. Ndërsa nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1,”- shkruan Shahini.

Ministrja Shahini prezantoi ditën e sotme platformën online ku të gjithë nxënësit do të mund të aksesojnë për dhënien e leksioneve. Platforma quhet Akademia.al, me anë të së cilës, të gjithë nxënësit nga klasat e 6-ta e deri tek 12-a do të mund të marrin leksionet që iu duhen për lëndën e matematikës dhe të tjerave. Në një status në rrjetet sociale, Shahini shkruante se kjo paltformë ofrohet pa pagesë, për të gjithë nxënësit, të cilët mjafton të regjistrohen për të pasur akses. ministrja shton se për çdo pyetje, çdo nxënës mund të adresohet në këtë platformë dhe se të gjitha mësimet do të merren me anë të video-leksioneve në Akademia.al.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini platforma akademia.al besa shahini platforma akademia.al

Sondazh

Poll