Aktualitet

Zbardhet URDHËRI, mbyllen lokale, palestra, pube, bilardo. Veliu-policëve: Merrni masat për zbatim

10 Mars 2020, 22:03 Nga DOSJA
Zbardhet URDHËRI, mbyllen lokale, palestra, pube, bilardo.

TIRANË– Policia e Shtetit ka shpërndarë sot një urdhër, lidhur me marrjen e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Këto masa kryesisht kanë të bëjnë me zbatueshmërinë e vendimeve të marra në mbledhjen e qeverisë, të cilat lidhen kryesisht me shmangien e grumbullimit të njerëzve në ambiente të mbyllura apo të hapura, përfshirë këtu lokale, pube, palestra, aktivitete sportive, kulturore.

Urdhëri mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të  policisë, Ardi Veliu. Ky urdhër vjen pas deklaratës së kryeminsitrit Edi Rama, i cili tha në mbledhjen e sotme të qeverisë se shumë shpejt do të mbyllen të gjitha ambientet që grumbullojnë njerëz, si klube, pub-e, palestra dhe disko.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu masat për koronavirusin ne shqiperi ardi veliu masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll