Aktualitet

“Është me tuba. Të gjithë që kanë kontaktuar me të do dalin pozitiv”, Pipero flet për rastin e rëndë të Durrësit

10 Mars 2020, 21:41 Nga DOSJA
“Është me tuba. Të gjithë që kanë kontaktuar

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pacientes së shtruar në spitalin e Durrësit. I ftuar në studion e “Opinion”, Pipero tha se gruaja në fjalë është e moshës mbi 65 vjeç dhe e intubuar.

Është me tub dhe frymëmarrje të drejtuar. Është një rast i rëndë. Nuk kam të dhëna se sa vonë i është bërë analiza. Nëse personi ka pasur histori udhëtimi është bërë gabim që analiza nuk i është bërë më shpejt. Nëse mjekët janë ekspozuar pa mjete mbrojtëse kanë bërë gabim. Kini parasysh që mjekësia nuk është shkencë ekzakte, edhe ne bëjmë gabime. Po bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve. Unë besoj se të gjithë do dalin pozitiv por t’ja lëmë kohës,”– tha Pipero.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll