Aktualitet

Shqipëria në gjurmët e Italisë, Fevziu vë alarmin: Gruaja në Durrës u shtrua për pneumoni, mund të ketë infektuar gjit

10 Mars 2020, 21:21 Nga DOSJA
Shqipëria në gjurmët e Italisë, Fevziu vë alarmin:

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se gruaja që ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit, me shumë mundësi ka infektuar edhe shumë persona rreth saj. Në hyrje të emisionit “Opinion”, Fevziu u shpreh se gruaja në fjalë pas kthimit nga Italia pak kohë më parë dhe është shtruar në spitalin e Durrësit për t’u kuruar për penumoni, që prej datës 5 mars. Rezultatet e analizës kanë dalë vetëm sot dhe kanë treguar që gruaja është e infektuar me “Covid-19”.

Gazetari shtoi se gruaja është relativisht në moshë dhe prej pesë ditësh ka qenë në kontakt të afërt me familjarët e saj dhe me të gjithë stafin e spitalit. “Rrezikon që në Shqipëri të përsëritet i njëjti skenar si në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që një e shtruar në Lombardi infektoi dhjetëra persona,”– tha në fund Fevziu.

Pasditen e sotme katër anëtarë të familjes së kësaj gruaje u futën tek Infektivi për t’ju nënshtruar analizës për koronavirus. Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu koronavirusi ne shqiperi blendi fevziu koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll