Bota

Zaev sfidon opozitën maqedonase me zgjedhje të parakohshme

19 Mars 2019, 14:58 Nga DOSJA
Zaev sfidon opozitën maqedonase me zgjedhje të parakohshme

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev sfidon opoztiën se nëse kandidati për president i koalicionit qeverisës humbet përballë kandidatit të opozitës, atëheë ai do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Zaev, i cili pak ditë më parë ishte në Tiranë ku kritikoi opozitën shqiptare për djegien e mandateve, thotë se zgjidhja do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

“Nëse kandidat i LSDM-së dhe i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski humbasin zgjedhjet e ardhshme presidenciale përballë kandidatit të VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska – Davkova do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Zaev, raportojnë mediat maqedonase.

Deklaratat e Zaev vijnë në një kohë kur partia e tij është e para në sondazhet për zgjedhjet presidenciale. Qëndrimi i Zaev shihet nga analistët vendasë si një mjet presioni mbi opozitën.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni zgjedhje te parakohshme ne maqedoni zgjedhjet presidenciale maqedoni zoran zaev zgjedhje te parakohshme ne maqedoni zgjedhjet presidenciale maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll