Bota

Afrikë/ Cikloni Idai shkatërron qytetin e Mozambikut, në rrezik jeta e 500 mijë njerëzve

19 Mars 2019, 12:46 Nga DOSJA
Afrikë/ Cikloni Idai shkatërron qytetin e Mozambikut, në rrezik

Mozambik- Cikloni tropical ishte i përmasave 2m e lartë dhe ra me shpejtësi 175 km/h ra në mesnatën e së enjtes,në zonën e Afrikës juglindore, duke shkaktuar shkatërrim të shumta. Në një fjalim në radion kombëtare të së hënës, presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi paralajmëroi se numri zyrtar i të vdekurve ishin 84 dhe numri mund të shkonte deri në një mijë.

Medecins Sans Frontieres (MSF) tha se cikloni kishte shkatërruar të gjitha linjat e komunikimit në qytet. “Rrugët kryesore drejt Beira-s janë ndërprerë, ndërtesat janë zhytur dhe dëmtuar rëndë dhe të gjitha bizneset janë mbyllur”.

 

Rreth një javë para ciklonit, Afrika Juglindore u godit nga rreshje të shumta shiu dhe stuhi të forta, të cilat ishin në përmasat e ciklonit shkatërrues, i cili shkaktoi dëmtime në 1.5 milion njerëz në Mozambik dhe Malavi, duke vrarë të paktën 120 vetë në të dy vendet, raporton CNN.

Ka nisur një mision shpëtimi dhe rindërtimi prej 50 milion dollarësh për riparimin e rrugëve, urave, shkollave, linjave të komunikimit dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor për të prekurit e ciklonit. Edhe pse vendi është në një krizë ekonomike dhe nuk ka shumë mundësi të përballojë katastrofa të tilla.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cikloni idai cikloni ne afrike cikloni idai cikloni ne afrike

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2019, 19:35

Çfarë është Brexit?

Ky shkrim ka si qëllim t’i përgjigjet disa pyetjeve bazike për të kuptuar më qartë termin Brexit dhe funksionin e tij.Çfarë do të thotë Brexit? Kjo është...