Bota

Sulm me thikë në një shkollë në Norvegji, plagosen 4 persona

19 Mars 2019, 10:52 Nga DOSJA
Sulm me thikë në një shkollë në Norvegji, plagosen 4

OSLO, NORVEGJI– Një sulm ka ndodhur në Oslo të Norvegjisë ku janë plagosur 4 persona.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se autori i sulmit ka qenë i pajisur me një thikë dhe ka goditur 4 persona në një shkollë në Oslo.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, dhe janë plagosur 1 mësuese dhe 3 persona të tjerë. Fatmirësisht nga sulmi nuk ka patur viktima.

Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të arsyeve të sulmit. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është sulmi i tretë brenda javës që ndodh në disa vende të botës. I pari ndodhi në Zelandën e Re, ku një person vrau 49 njerëz brenda dy xhamive. (Lexo ketu)

Ndërkohë që ditën e djeshme, një tjetër sulm terrorist ndodhi në Holandë ku humbën jetën 3 persona e dhjetëra të tjerë u plagosën. (Lexo ketu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota masakra ne zelanden e re plagosje me thike ne oslo sulm terrorist ne norvegji masakra ne zelanden e re plagosje me thike ne oslo sulm terrorist ne norvegji

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2019, 19:35

Çfarë është Brexit?

Ky shkrim ka si qëllim t’i përgjigjet disa pyetjeve bazike për të kuptuar më qartë termin Brexit dhe funksionin e tij.Çfarë do të thotë Brexit? Kjo është...