Bota

‘Dialogu’/ Zyrtari gjerman mesazh Prishtinës: Të hiqet taksa për mallrat serbe

19 Mars 2019, 13:57 Nga DOSJA
‘Dialogu’/ Zyrtari gjerman mesazh Prishtinës: Të hiqet

SERBI- Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar se vendi i tij mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së,  dhe i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

Në një intervistë për revistën “Diplomacy and Commerce”, zyrtari gjerman tha se pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar dhe se rezultati i tij duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dy palët dhe e zbatueshme.

Marrëveshja duhet të bazohet në parimet e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb

Ambasadori përshëndeti progresin e bërë deri tani në dialog, si liria e lëvizjes, njohja e ndërsjellë e diplomave, si dhe progresi në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, i cili, tha ai, ka përmirësuar standardin e jetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Ai përkujtoi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është njëri nga kushtet për përafrimin e Serbisë me BE-në.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi taksa per mallrat serbe thomas schieb dialogu kosove-serbi taksa per mallrat serbe thomas schieb

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2019, 19:35

Çfarë është Brexit?

Ky shkrim ka si qëllim t’i përgjigjet disa pyetjeve bazike për të kuptuar më qartë termin Brexit dhe funksionin e tij.Çfarë do të thotë Brexit? Kjo është...