Bota

Pas 30 vitesh në pushtet, jep dorëheqjen presidenti i Kazakistanit, Nazarbayev

19 Mars 2019, 13:19 Nga DOSJA
Pas 30 vitesh në pushtet, jep dorëheqjen presidenti i Kazakistanit,

KAZAKISTAN-Presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev, ka dhënë dorëheqjen pas 30 vitesh në detyrë. Nazabajev firmosi dorëheqjen e tij në një komunikim special me popullin e tij.

Detyra e tij i ka kaluar përkohësisht kryetarit të Parlamentit, Kassym-Jomart Tokayev, një mik i Nazabajevit derisa të zgjidhet presidenti i ri.

Nazarbajev ishte i njohur si aleat kyç i Rusisë dhe Vladimir Putin.

Në vitin 1989, ai u zgjodh sekretari i parë i Partisë Komuniste të Kazakistanit dhe menjëherë më pas President i Republikës.

I akuzuar vazhdimisht për regjimin autoritar, në vitin 2010 ai inkurajoi reformat për sistemin pluralist politik dhe në 2017, inicioi ndryshimet Kushtetuese që ia delegojnë pushtetin Parlamentit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dorehiqet presidenti i kazakistanit nursulltan nazarbajev dorehiqet presidenti i kazakistanit nursulltan nazarbajev

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2019, 19:35

Çfarë është Brexit?

Ky shkrim ka si qëllim t’i përgjigjet disa pyetjeve bazike për të kuptuar më qartë termin Brexit dhe funksionin e tij.Çfarë do të thotë Brexit? Kjo është...