Bota

Sulmi me armë në Hollandë, 3 të vdekur, arrestohet personi i dyshuar, një 37-vjeçar turk

19 Mars 2019, 09:05 Nga DOSJA
Sulmi me armë në Hollandë, 3 të vdekur, arrestohet personi i

Hollandë-  Të shtëna me armë zjarri ka pasur në Hollandë në një ditë më parë, në qytetin Utrehtit. Nga sulmi me armë mbetën të pajetë 3 persona dhe disa të plagosur. 

Si personi i dyshuar i këtij sulmi është arrestuar një 37 vjeçar me origjinë turke. Po ashtu mbahet i ndaluar edhe një i dyshuar tjetër. 

Kryeministri holandez, Mark Rutte i cilësoi të shtënat me paspjë 3 viktima në një tramvaj në Utrecht të hënën si atentat. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist. “Vendi ynë është tronditur sot nga një atentat”, tha Rutte. “Dhuna ka prekur njerëz të pafajshëm. Një akt terrori është një sulm kundër civilizimit tonë. Nuk do të përkulemi para intolerancës”, tha ai.

Deri më tani nuk janë të qarta motivet e sulmit por nuk përjashtohet as mundësia e një konflikti familjar.

“Isha duke pritur në semafor dhe e pashë një grua të shtrirë në tokë. Ajo ishte e moshës mes 20 dhe 35 vjeçare”, tha Jimmy De Koster, banor i kësaj zone dhe dëshmitar i ngjarjes. Policia lokale konfirmoi në ngjarja ka ndodhi dje në “Sheshin e 24 Tetorit” në orën 10:45 .

J.V/Dosja.al 

 

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 viktima arrestohet 37-vjeçari turk sulmi me armë në hollandë 3 viktima arrestohet 37-vjeçari turk sulmi me armë në hollandë

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2019, 19:35

Çfarë është Brexit?

Ky shkrim ka si qëllim t’i përgjigjet disa pyetjeve bazike për të kuptuar më qartë termin Brexit dhe funksionin e tij.Çfarë do të thotë Brexit? Kjo është...