Aktualitet

Pesë persona në Vlorë dyshohet se janë me koronavirus, mes tyre një fëmijë dhe një efektive

10 Mars 2020, 19:15 Nga DOSJA
Pesë persona në Vlorë dyshohet se janë me koronavirus, mes

TIRANË– Pesë persona, banues në Vlorë dyshohet se janë të prekur me Covid-19. Sipas Faxweb, mes të dyshuarve janë edhe një fëmijë, bashkë me një efektive policie. Të njëjtat burime shkruajnë se pesë personat janë nisur për në Tiranë, dhe pritet që pas marrjes së mostrave të tyre, të dalin rezultatet e analizave.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pese te dyshuar me koronavirus vlore pese te dyshuar me koronavirus vlore

Sondazh

Poll