Aktualitet

Mësimi online/ Ministrja Shahini prezanton platformën Akademia.al: Në dispozicion të nxenësve dhe pa pagesë

10 Mars 2020, 18:19 Nga DOSJA
Mësimi online/ Ministrja Shahini prezanton platformën Akademia.al:

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini ka prezantuar së fundmi platformën e mësimit që do të zhvillohet online në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për minimizimin e përhapjes së Covid-19. Platforma quhet Akademia.al, me anë të së cilës, të gjithë nxënësit nga klasat e 6-ta e deri tek 12-a do të mund të marrin leksionet që iu duhen për lëndën e matematikës dhe të tjerave. Në një status në rrjetet sociale, Shahini shkruan se kjo paltformë ofrohet pa pagesë, për të gjithë nxënësit, të cilët mjafton të regjistrohen për të pasur akses. ministrja shton se për çdo pyetje, çdo nxënës mund të adresohet në këtë platformë dhe se të gjitha mësimet do të merren me anë të video-lekaioneve në Akademia.al.

900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al. Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu. Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë,”- shkruan Shahini në statusin e saj. 

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi ne shqiperi mesimi online platforma akademia.al besa shahini koronavirusi ne shqiperi mesimi online platforma akademia.al

Sondazh

Poll