Aktualitet

FOTOT/ AlbaCall ‘torturon’ punonjësit e Call-Centerave, në kulmin e ruajtjes nga koronavirusi kompania vijon punën

10 Mars 2020, 17:39 Nga DOSJA
FOTOT/ AlbaCall ‘torturon’ punonjësit e Call-Centerave, në

TIRANË- Aktivisti Irdi Ismaili ka thënë se punonjësit e kompanisë AlbaCall vijojnë punën normalisht, ndonëse në Shqipëri deri më tani janë 10 persona të infektuar me koronavirus. Përmes një njoftimi në facebook, ai shprehet se u ka kërkuar informacion, lidhur me masat e marra për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, madje sipas tij, e kanë hequr edhe nga grupi në Whatswpp.

POSTIMI I PLOTË I IRDI ISMAILIT:

Asnjë komunikatë zyrtare nga Albacall sh.a dhe sapo më nxorrën nga grupi i ëhatsapp-it pse po kërkoja info dhe po ngulja këmbë që duhet pezulluar puna deri sa të merren masat e duhura për të siguruar jetën e punëtorëve…

Mendoni se do na e mbyllni gojën?

Vazhdoni diskriminimin për shkak të angazhimit sindikal dhe vazhdoni të rrezikoni jetë njerëzish se do e sqarojmë këtë punë. I kam kërkuar informacion kompanisë para disa orësh për masat e marra për të siguruar shëndetin e punëtorëve dhe akoma nuk kam asnjë përgjigj.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Sindikata e Solidaritetit, e cila iu thotë ndal fitimeve në kurriz të shëndetit të punëtorëve.

POSTIMI I PLOTË I SINDIKATËS SË SOLIDARITETIT: 

NDAL FITIMEVE NË KURRIZ TË SHËNDETIT TË PUNËTORËVE!

Po ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet dhe përhapjen e virusit COVID-19 në territorin e Shqipërisë. Kompanitë e sektorit call center, por jo vetëm, kanë një strukturë punë të atillë që kërkon përqëndrimin e një numri të madh njerëzish në ambiente të përbashkëta. Kjo gjë, në kushtet e mungesës së të dhënave të sakta me numrin e të infektuarve, shtrirjen territoriale e demografike të virusit, përbën rrezikshmëri të lartë në përhapjen e mëtejshme të tij.

Në kushtet kur institucionet arsimore kanë ndërprerë mësimin me urdhër të institucioneve kompetente, gjykojmë të drejtë që masa proporcionale të merren dhe në institucionet tregtare. Në fund të fundit, shëndeti i qytetarëve shqiptarë nuk mund të vihet në rrezik për shkak të mosgatishmërisë së drejtuesve të institucioneve tregtare për të t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur gjendjes së jashtëzakonshme vetëm për shkak të moscënimit të fitimeve. Sindikata Solidariteti ka nisur shkresat përkatëse në drejtim të institucioneve kompetente dhe jemi në pritje të përgjigjeve dhe masave nga ana e tyre.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albacall koronavirusi ne shqiperi albacall koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll